Shqipëria luan në Elbasan

Futboll

Shqipëria luan në Elbasan

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 17:43
Shqipëria luan në Elbasan

Shqipëria për kualifikimet e Botërorit "Katar 2022" pritet të luajë në shtëpi kundër Hungarisë e San Marinos më 5 dhe 8 shtator dhe ndeshjet do të zhvillohen në "Elbasan Arena" dhe jo në “Air Albania” në Tiranë, ku është luajtur me Anglinë.

Shkak janë punimet në stadium.

"Shkak i këtij spostimi të paparashikuar është investimi për rinovimin e fushës.

Investimi parashikon një tapet të ri hibrid, i cilësisë dhe standardeve më të larta ndërkombëtare, që pritet të jetë gati në mesin e muajin e shtator", ka njoftuar Federata Shqiptare e Futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat