Interi nuk është i gatshëm të shpenzojë më shumë se 35 milionë euro

Futboll

Interi nuk është i gatshëm të shpenzojë më shumë se 35 milionë euro

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 17:50
Interi nuk është i gatshëm të shpenzojë më shumë se 35 milionë euro

Atalanta i tha “jo” transferimit të Zapatës. Interi ndryshon strategjitë e tij për sulmuesin e ri, duke pasur parasysh se çifti Dzeko-Lautaro mbetet një siguri.

Lëndimi i shumëfishtë i Alexis Sanchez e bën përparësi një nënshkrim të ri me karakteristikat e sulmuesit të dytë.

Correa mbetet në pozitën favorite dhe Marotta po përpiqet të ulë pretendimet e Lotito i cili dëshiron një shifër prej rreth 37 milionë eurosh.

Akoma shumë për arkën e Interit.

Kjo është arsyeja pse beson në premtimin e Raiolas: të jetë në gjendje të bindë Borussia Mönchengladbach për të shitur klientin e tij, Marcus Thuram, në një shumë të pranueshme.

Interi nuk është i gatshëm të shpenzojë më shumë se 35 milionë euro. Drejtuesit, megjithatë, jane gjithmonë në dritare për të kuptuar se çfarë ndodh mes Napolit dhe Insignes.

Në rast të një divorci do të ketë një lëvizje masive për sulmuesin e kombëtares. Përndryshe, gjithmonë ka interes për Luka Jovic dhe Moise Kean, të cilët mund të vijnë me formulën e huazimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat