Barcelonës i sos durimi me “tekat” e lojtarëve të rinj

Futboll

Barcelonës i sos durimi me “tekat” e lojtarëve të rinj

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 23:13
Barcelonës i sos durimi me “tekat” e lojtarëve të rinj

Drejtuesve të Barcelonës u ka sosur durimi me tekat e lojtarëve që zvarrisin rinovimin e kontratave me pretendime për rritjen e rrogës.

Njëri prej tyre është Ilaix Moriba, talenti 18-vjeçar të cilin katalanasit kërkojnë ta bëjnë shembull me ultimatumin “o rinovim me kushtet e klubit, ose tribuna”.

Përfaqësuesit e mesfushorit e kanë marrë prej kohësh mesazhin se Barcelona nuk ka ndërmend që t’i ofrojë pagën që lojtari i tyre pretendon, ndaj si zgjidhje po mendohet shitja. Por, edhe shitja e tij duket një mision i pamundur për shkak të çmimit prej 15 mln eurosh të vendosur nga Barcelona për kartonin e tij.

Oferta e vetme që ka mbërritur deri më tani për 18-vjeçarin thuhet se është ajo e Leipzig prej 5 milionë eurosh, që është refuzuar nga Barcelona.

Barça këmbëngul që të mos lejojë që futbollisti i dalë nga akademia e saj të largohet për një çmim më të lirë. Nëse nuk largohet me këto kushte ose nuk rinovon, Ilaix do të qëndrojë një vit të tërë në tribunë. Ai nuk do të luajë me ekipin e parë dhe as me Barçën “B”.

Ai mund të stërvitet me skuadrën e dytë, por nuk do të marrë pjesë në ndeshje.

Klubi beson se qëndrimi jofleksibël ndaj Ilaix duhet të shërbejë si shembull për të rinjtë e tjerë që mund të kenë një strategji të ngjashme në mendje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat