Leipzig synon fitoren e parë sezonale

Futboll

Leipzig synon fitoren e parë sezonale

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 11:28
Leipzig synon fitoren e parë sezonale

Paris Saint Germain është pretendentja kryesore për të fituar titullin kampion në Francë, teksa tifozët mezi presin të shohin disa nga futbollistët më të mirë në botë, të luajnë bashkë në të njëjtën 11-she.

Përveç kampionatit francez, në ekranin e Supersport do të vijnë edhe emocionet e Bundesligës, me Leipzigun që do të presë në “Red Bull Arena” skuadrën e Stuttgartit.

Vendasit e nisën keq sezonin, duke humbur në ndeshjen e parë në transfertën ndaj Mainzit, ndërsa Stuttgarti vjen pas një fitoreje të thellë 5-1 ndaj Greuther Furth.

Megjithatë Leipzig mbetet një skuadër e konsoliduar dhe do të kërkojë menjëherë rikthimin te suksesi, që në ndeshjen e mbrëmjes së sotme ndaj Stuttgartit, në një 90-minutësh që premton spektakël dhe do të vijë ekskluzivisht në ekranin e Supersport 3.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat