James: As nuk e di me kë do të luajë Evertoni

Futboll

James: As nuk e di me kë do të luajë Evertoni

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 12:53
James: As nuk e di me kë do të luajë Evertoni

Është lojtar i Evertonit, por nuk e ka idenë se çfarë po ndodh në Everton.

James Rodriguez edhe këtë verë do të ndërrojë skuadër pasi Rafa Benitez nuk e do në ekip.

Kolumbiani, i cili ende nuk i është bashkuar skuadrës në stërvitje, në ‘twicht” e tij personal, tregoi se nuk është duke e shikuar Evertonin.

Madje, ia ka thënë; “Nuk e di se me kë do të luajë Evertoni, ju lutem a mund të më tregoni”.

Natyrisht se kjo ka irrituar klubin që e ka ende në pronësi, me shpresën se së shpejti do ta shesin.

James, nga një galaktik në vitin 2014 kur u ble nga Reali për 80 milionë euro, pesë vitet e fundit ka qenë vetëm hija e futbollistit të dikurshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat