Sarri zbulon mesazhin e sulmuesit të Lazios

Futboll

Sarri zbulon mesazhin e sulmuesit të Lazios

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 13:18
Sarri zbulon mesazhin e sulmuesit të Lazios

Joaquin Correa dëshiron të largohet nga Lazio, Everton e pëlqen atë, por “Tucu” shpreson te Inter dhe në përgjithësi nuk e ka ndryshuar mendjen për dëshirën për të ndryshuar ajrin, edhe më pak se dy javë nga mbyllja e merkatos.

Ai që e konfirmuar këtë, në prag të ndeshjes kundër Empolit, ishte trajneri Maurizio Sarri:

“Ne po flasim për një lojtar të fortë, por që shprehu idenë e tij për të ardhmen dhe e bëri kohë më parë.

Ai nuk është në gjendjen ideale mendore për të luajtur ndeshjet…

Po sillet shumë mirë, në stërvitje jep gjithçka. Do ta shihja mirë si si një sulmues anësor dhe si një sulmues qendror. Ne kemi Immobile i cili është padyshim një pikë referimi, ndoshta pika më e rëndësishme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat