Zanetti paralajmëron

Futboll

Zanetti paralajmëron

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 13:48
Zanetti paralajmëron

Interi i këtij sezoni do të jetë ndryshe nga viti i kaluar ku arriti të fitonte dhe titullin kampion. Nga zikaltrit është laguar trajneri Antonio Konte, sulmuesi Romelu Lukaku si dhe mbrojtësi Ashraf Hakimi duke lënë boshllëqe të mëdha në skuadër.

Megjithatë drejtuesit kanë bërë disa afrime të rëndësishme si Dumfrajs apo Xheko e Çalhanoglu duke qetësuar sadopak tifozët.  Në një dalje për mediat, legjenda zikaltër njëkohësisht dhe zv.presidenti i Interit Javier Zaneti foli me tone shqetësuese për të ardhmen e klubit duke paralajmëruar zikaltrit se i pret një sezon i vështirë.

‘’Unë nuk mund t’i gënjej tifozët e Interit . Ndoshta të tjerët do, por jo unë: do të jetë një sezon i vështirë dhe i komplikuar. Kjo duhet thënë se është e drejtë për të gjithë, por gjithashtu duhet thënë se ne do të jemi konkurrues, Inzagi po punon mirë.

Nuk dua të flas shumë dhe mendoj se heshtja ime thotë shumë: shërben për të mbrojtur Interin, për t’u përqendruar në çështjet në fushë. 

Më erdhi keq për lamtumirën e Lukakut , ai na dha aq shumë. Ai dhe Xheko janë të ndryshëm, por Edin është sigurisht një blerje e rëndësishme. Por unë u them një gjë tifozëve: do të japim gjithçka për fanellën zikaltër’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat