Malisheva shtrëngohet për Prishtinën 

Futboll

Malisheva shtrëngohet për Prishtinën 

Nga: K.G. Më: 20 gusht 2021 Në ora: 14:53
Malisheva shtrëngohet për Prishtinën 

Debutuesi i elitës së futbollit të Kosovës, Malisheva, shtrëngohet mirë për sfidën e parë të fundjavës, kundër Prishtinës.

Malisheva ka sprovë shumë të vështirë në duel me kampionin por synon të befasojë në debutim në Superligën e Kosovës. 

“Të dielën fillon sezoni i ri për FC Malishevën ku si nikoqir presim kampionin e Superligës FC Prishtinën në stadiumin ‘Liman Gegaj’, në ora 17.00.

Pas një sezoni shumë të mirë vitin e kaluar i cili rezultoi me shpalljen kampion të Ligës së Parë, jemi optimist se edhe ky edicion do të jetë i suksesshëm dhe do ta shijojmë lojën e skuadrës në maksimumin e potencialit të saj.

Udhëtimi nëpër Superligë do të na sjellë emocione të të gjitha llojeve për t’i përjetuar, mirëpo, si do që të jetë ne do ta mbështesim skuadrën tonë në çdo gjendje, në çdo ndeshje deri në atomin e fundit.

Një qytet, një klub, një ëndërr!”, njofton FC Malisheva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat