Ndeshja e fundit dhe gjenerata e Prishtinës që egërsoi Serbinë!  

Futboll

Ndeshja e fundit dhe gjenerata e Prishtinës që egërsoi Serbinë!  

Nga: Kemajl Goca Më: 20 gusht 2021 Në ora: 15:25
Ajet Shosholli

Sot shënohet 30 vjetori i themelimit të Federatës së Futbollit të Kosovës. 

Sot shënohet 30 vjetori i pavarësimit të futbollit të Kosovës nga ai ish jugosllav dhe serb!

Një gjë që nuk harrohet padyshim është edhe ndeshja e fundit e Prishtinës në Ligën e Dytë të ish Jugosllavisë.

Ndeshja e fundit e Prishtinës u zhvillua me 10 gusht të vitit 1991 në Shkup, ku bardhekaltrit e mposhtën me rezultat 2:1 Ballkan Stokokomercin.

Ndeshjen e dytë nuk e zhvilluan në Prijedor me Rudarin dhe në Prishtinë nuk e pritën Mogrenin e Budvës.

Gjithçka mori fund me 18 gusht, futbollistët shqiptarë të Prishtinës nuk pranuan masat e dhunshme nga pushtuesi serb.  

Serbia egërsohet fortë e keq, dëbon shqiptarët nga stadiumi, në krye të klubit vijnë njerëz të pushtuesit, në kryesi mbetet edhe një shqiptar i dëgjueshëm dhe pas një kohe vije edhe krimineli Zhelko Razhnatoviq, duke u emëruar kryetar i Prishtinës fantome (që përbëhej nga serbë, malazezë, turq).

Kryetrajneri Ajet Shosholli pas ndeshjes me Ballkanin, dha dorëheqje të parevokueshme, që besa u kërcënua rëndë edhe me jetë nga pushtuesi serb. 

Shosholli fare nuk u mërzit për kërcënimet por së bashku me stafin e tij shqiptarë, i thanë jo një herë e për gjithmonë garave me klubet serbe. Arbnor Morina ishte kapiten i fundit dhe një nga më të zëshmit.

Një histori dramatike, më shumë se luftë, i gjithë sporti i Kosovës i bllokuar, sportistët tanë u dëbuan nga stadiumet dhe palestrat sportive, duke u uzurpuar nga regjimi serb.  

10 gusht, 1991

Ballkan Stokokomerc - Prishtina 1:2 (0:1) 
Stadiumi i Qytetit në Shkup.
Shikues: 2000.
Gjyqtarë: Qemajl Çalija (Sarajeva), ndihmës Rabrenoviq (Novi Sad), Çujiq (Beograd).
Shënues: Rafevski (67') – Ergin Ajdinoviq (15' e 47').
Kornerë: 7:4.
Kartona të verdhë: Mentor Bardhi, Sllavisha Zdravkoviq dhe Fadil Berisha.
Ballkan Stokokomerc: Mihajllovski 5, Salihi 6, Mihajllov 5 (Kunskinski 30'- 5), Rafevski 6, Dimovski 5, Aleksandrovski 6, Çollakoviq 6, Spasovski 6, Jusuf 5 (Hajdari 5 - 50'), Beganoviq 5 dhe Hristov 5.
Prishtina: Ahmet Beselica 5, Fadil Berisha 6, Avni Stublla 7, Eroll Salihu 6, Arbnor Morina 6, Naser Berisha 6, Ergin Ajdinoviq 8, Besnik Hasi 6, Avdullah Rafuna 6 (Kushtrim Munishi 85'- 6), Mentor Bardhi 6 dhe Sllavisha Zdravkoviq 7.
Lojtar i ndeshjes: Ergin Ajdinoviq.
Nota e lojës: Ballkan Stokokomerc 5, Prishtina 6.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat