Tifozët “tradhtojnë” Interin për ndeshjen hapëse të Serie A

Futboll

Tifozët “tradhtojnë” Interin për ndeshjen hapëse të Serie A

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 15:40
Tifozët “tradhtojnë” Interin për ndeshjen hapëse të Serie A

Pasditen e nesërme Interi do të debutojë në San Siro kundër Xhenoas në ndeshjen e parë hapëse të Serisë A, dhe kjo do të jetë ndeshja e parë e Simone Inzagit si trajner i zikaltërve.

Por, edhe pse qeveria italiane lejon mbushjen e 1/3 të stadiumit, tifozët e Interit si duket e kanë tradhtuar skuadrën e tyre.

Numri i lejuar i tifozëve me rregullin e ri është 38 mijë, por zikaltrit kanë shitur vetëm 25 mijë bileta, një numër larg pritshmëritë duke marrë parasysh se Interi është një ndër skuadrat më me shumë tifozë në Itali dhe ndryshe nga vitet e tjera ku Interi mbante rekord me rreth 60 mijë tifozë të pranishëm në thuajse çdo ndeshje në shtëpi.

Deri ditën e nesërme pritet të numri i biletave të shitura të shkojë 30 mijë, duke i dhënë në një farë mënyrë një dorë Interit për të nisur mbarë kampionatin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat