Sevilla godet, blen sulmuesin që spikati në Lojërat Olimpike

Futboll

Sevilla godet, blen sulmuesin që spikati në Lojërat Olimpike

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 19:52
Sevilla godet, blen sulmuesin që spikati në Lojërat Olimpike

Dhjetë ditë nga mbyllja e merkatos, Sevilla bën një goditje mjaft të rëndësishme në sulm, duke afruar 24-vjeçarin Rafa Mir, i cili shikohet si një element mjaft i rëndësishëm si për të tashmen, ashtu edhe për të ardhmen.

Sulmuesi spanjoll ishte pjesë e Wolverhampton dhe spikati me “furia roja” në Lojërat Olimpike të Tokios, ndërsa andaluzianët dogjën konkurrencën e Atleticos së Madridit, duke marrë shërbimet e Mir për shifrën e 16 milionë eurove.

Nga ana tjetër, vetë sulmuesi rikthehet në Spanjë, këtë herë për të qëndruar gjatë, pasi ka firmosur me Sevillan deri në verën e 2027-ës, me synimin për t’u shndërruar në një titullar të klubit andaluzian.

Sulmuesi Mir iu bashkua Wolvesit verën e 2018-ës, por qëndroi shumë pak atje, sepse u huazua fillimisht te Las Palmas, më pas te Notingham Forest e së fundi te Huesca, ku arriti të shënojë 22 gola në 56 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat