Feronikeli konfirmon transferet e reja

Futboll

Feronikeli konfirmon transferet e reja

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 20:09
Feronikeli konfirmon transferet e reja

Feronikeli konfirmon transferet e reja, të cilat do të jenë të gatshme që nga ndeshja e nesërme ndaj Dritës në Gjilan. Klubi me anë të një njoftimi ka treguar edhe se për cilët lojtarë është fjala.

"FC Feronikeli konfirmon transferet e reja, të cilat do të jenë të gatshme që nga ndeshja e nesërme ndaj Dritës në Gjilan.

Bëhet fjalë për Behar Maliqi – mesfushori me shumë përvojë, i transferuar te skuadra jonë nga FC Prishtina. Ai e njeh shumë mirë ambientin në Rexhep Rexhepi, pasi që kjo është avantura e tij e dytë me fanellën gjelbërt e bardhë. Ai fitoi gjithçka që mund të fitohet me Niklin, duke qenë kampion e fitues i Kupës. Grinta e tij dhe dëshira për fitore ka ende shije të mirë në skuadër.

Dren Gashi – sulmuesi i cili e njeh shumë mirë superligën e Kosovës, ka përvojë dhe bagazh edhe në futbollin e Shqipërsië me Egnatian.

Azem Bejta – mbrojtësi që vjen nga skuadra e Drenicës, i motivuar dhe i gatshëm për një avanturë të re me skuadrën tanë. Ai ka përvojë të jashtëzakonshme kundër skuadrave të Superligës së Kosovës.

Qemajl Elshani – Mesfushori kreativ rikthehet në Rexhep Rexhepi. Ai do të jetë mbështetje e fortë e sulmit për këtë sezon. Elshani u rrit me Feronikelin e po ashtu fitoi gjithçka që mund të fitohet në Kosovë. Prandaj rikthimi i tij në klub padyshim që do ta ngrisë moralin dhe dëshirën për fitore.

Berat Ahmeti – I rikthyer në klub pas disa ndeshjeve të zhviullara me Llapin dhe Ulpianën. Ahmeti tejet i gatshëm për sezonin e ri që fillon të shtunën.

Alban Shabani – mesfushori shkatrrues që nuk kursehet asnjëherë. Shabani ka përvojë edhe në futbollin e Shqipërsië, duke qenë pjesë e Skënderbeut.

Diar Prokshi – djaloshi që u largua si i ri, rikthehet më i pjekur e më i matur. Prokshi, anësor kreativ do të jetë mbështetje e fortë e sulmit për këtë sezon.

Drilon Leku – mesfushori tjetër që hapat e parë i mori te Feronikeli, për të qenë më vonë pjesë e FC Drenasit. Ai rikthehet në klub me bagazh dhe maturi më të madhe.

Endrit Kastrati – Punëtor dhe profesionist. Kastrati nuk kursehet asnjëherë në fushë, gjithnjë në ndihmë të shokëve të skuadrës dhe ekipit që përfaqëson", njofton KF Feronikeli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat