Rikthimi i madh i Rejës për ndeshjet e shtatorit

Futboll

Rikthimi i madh i Rejës për ndeshjet e shtatorit

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 23:15
Rikthimi i madh i Rejës për ndeshjet e shtatorit

Shqipëria do të ketë tre ndeshje të rëndësishme në muajin shtator sa i përket kualifikueseve të Botërorit. Fillimisht kuqezinjtë do të përballen në transfertë ndaj Polonisë, për të luajtur në shtëpi ndaj Hungarisë dhe San Marinos. Por cila do të jetë lista e Kombëtares? Pak ditë para fundit të këtij muaji do të zbulohen edhe të gjithë emrat e thirrur nga ana e Rejës.

“Sport Ekspres” nga Tirana zbulon se nuk do të kemi shumë surpriza nga trajneri, por mbi të gjitha një rikthim të madh që ishte boshti kryesor i De Biazi.

Në ndeshjet e shtatorit do të kemi edhe Taulant Xhakën që do të grumbullohet te Shqipëria. Hera e fundit që mesfushori është parë në fushë si kuqezi i përket përballjes ndaj Izraelit në 2018, atje ku do të shënonte edhe golin e fitores.

Futbollisti po vuante nga një dëmtim dhe gjatë kësaj periudhe po rikthehet plotësisht i gatshëm për Bazelin, ndërsa Reja do t’i besojë për t’i dhënë më shumë kualitetet mesfushës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat