Interi ballafaqohet me Genoan

Futboll

Interi ballafaqohet me Genoan

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 11:11
Interi ballafaqohet me Genoan

Interi si kampion në fuqi i Serie-A do ta hap sot edicionin e ri të Serie-A me ndeshjen kundër Genoas që zhvillohet me fillim nga ora 18:30 në stadiumin “Giuseppe Meazza”.

“Neroazzurrët” vijnë me disa ndryshime në këtë sezon pasi u larguan emra si Lukaku e Hakimi e po ashtu u bë edhe ndryshimi i trajnerit me Simone Inzaghin që e zëvendësoi trajnerin Antonio Conte.

Ndeshjet tjera që zhvillohen sot në Serie-A janë:

Verona – Sassuolo nga ora 18:30
Empoli – Lazio nga ora 20:45 dhe
Torino – Atalanta nga ora 20:45.

Sa i përket ndeshjes Inter – Genoa, këto janë formacionet e mundshme

Inter: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Darmian, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Sensi; Dzeko
Genoa: Sirigu; Biraschi; Vanheusden, Criscito; Sabelli, Sturaro, Badelj, Hernani, Cambiaso; Destro, Ekuban.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat