Gravina vajton Donnarumman dhe Lukakun

Futboll

Gravina vajton Donnarumman dhe Lukakun

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 12:22
Gravina vajton Donnarumman dhe Lukakun

“Koha për të festuar ka mbaruar, edhe nëse emocioni dhe kënaqësia për suksesin e një projekti të jashtëzakonshëm mbeten. Ne do t’i përjetojmë efektet e këtij Europiani për një kohë të gjatë”. Gabriele Gravina, president i Federatës Italiane të Futbollit, nuk e fsheh kënaqësinë e madhe, por nga “Gazzetta dello Sport” apelon:

“Tani është koha për t’u përqendruar te kampionati. Është një sezon i rilindjes, i rivalorizimit të teknikëve të lënë jashtë si Allegri, Spalletti, Sarri, përveç kthimit të Mourinhos. Shpresoj se kampionati do t’i japë vazhdimësi asaj që bëmë në Kampionatin Europian. Mund të jesh konkurrues dhe të fitosh falë grupit dhe një drejtimi sigurt, pa pasur domosdoshmërisht yje individualë që shpesh godasin grupin. Shpresoj për një politikë të lidhur me lojën në ekip.

Donnarumma dhe Lukaku? Na vjen keq, ato janë humbje të rëndësishme në aspektin e individualitetit, por futbolli është luajtur gjithmonë me 11 lojtarë, është një sport ekipor. Ne po fillojmë një fazë të rëndësishme në përputhje me normën time për të mos shpenzuar më shumë se të ardhurat”.

Tregu i futbollit u ndikua shumë nga problemet ekonomike, pas pandemisë. Për këtë u kërkua ndërhyrja e qeverisë: “Ne kërkojmë ndihmë, që të na lejojë të ndërmarrim një projekt riorganizimi dhe aplikimi të një plani industrial. Do të kishim nevojë për mbështetje operacionale, për këste dhe rihapje të aktiviteteve të lidhura me bastet dhe kreditimin e taksave siç është njohur për sektorët e botës së kulturës”.

Pengesa edhe në lidhje me reformën e kampionateve: “Unë kisha bërë një propozim dhe egoizmi i anëtarëve individualë doli në pah menjëherë.

Në këtë pikë do të thërras mbledhjen e jashtëzakonshme, ku nuk do të jenë më përfaqësuesit e anëtarëve që do të vendosin, por drejtpërdrejt klubet. Stadiumet? Për momentin e konsideroj rihapjen e tyre në masën 50% një rezultat të shkëlqyeshëm. Jam i vetëdijshëm se për disa realitete mund të jetë penalizues dhe për të tjerët i tepërt”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat