Vodhi 5 milionë dollarë duke mashtruar

Futboll

Vodhi 5 milionë dollarë duke mashtruar

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 13:03
Vodhi 5 milionë dollarë duke mashtruar

Ish-futbollisti i Manchester Utd, Anderson, rrezikon deri në 10 vite burg me akuzën e mashtrimit dhe përvetësimit të 5 milionë dollarëve nga një kompani në Brazil.

Gjithçka nisi në vitin 2020 kur policia braziliane bastisi shtëpinë e 33-vjeçarit duke i konfiskuar kompjuterin. Në vijim të operacionit janë arrestuar 8 persona, dhe ndër ta pritet arrestimi i Anderson.

Të gjithë personat e arrestuar janë marrë me krime kibernetike kryesisht me kriptomonedhat duke përvetësuar miliona dollarë nëpërmjet mashtrimit.

Pas një karriere të suksesshme në radhët e Manchester Utd ku u aktivizua për 8 sezone në vitet 2007-2015, tani Anderson duhet të përballet me ligjin duke rrezikuar dhe burgun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat