Në finale kishte rreth 2300 të infektuar në stadium

Futboll

Në finale kishte rreth 2300 të infektuar në stadium

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 18:04
Në finale kishte rreth 2300 të infektuar në stadium

Prania e tifozëve në stadiumet e Europianit ishte ashtu siç pritej, një vatër e shpërndarjes së COVID-19.

Në këtë përfundim ka mbërritur agjencia shtetërore britanike e shëndetit publik pas një studimi mbi ata që kanë qenë protagonistë gjatë evenimentit të verës në impiante si spektatorë.

Kjo agjenci ka monitoruar për 49 ditë aktivitete që janë zhvilluara kryesisht në Angli, edhe në ambiente të hapura dhe ka arritur në përfundimin se rreth 85% e infektimeve kanë pasur lidhje me ndeshjet e luajtura në Europian në Londër.

Turneu ka sjellë “një rrezik të rëndësishëm për shëndetin publik”, thekson kjo agjenci e cila dukshëm e vlerëson të tepruar praninë e mbështetësve në shkallët e stadiumit.

Sipas raportit të saj, rreth 2300 persona të pranishëm në finale ishin “me shumë mundësi të infektuar” dhe 3404 tifozë të tjerë të pranishëm aty kanë zhvilluar COVID-19 në ditët e mëvonshme pas finales.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat