Alba vepron si Pique

Futboll

Alba vepron si Pique

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 18:42
Alba

Uljet e pagave për kapitenët e Barcelonës tashmë kanë filluar të marrin formë.

Pas reduktimit të të parit, Gerard Piqué, çka lejoi Memphis Depay dhe Eric Garcia të regjistrohen për sezonin e ri në La Liga, siç ka mësuar SPORT, javën tjetër është radha e Jordi Alba.

Mbrojtësi dhe klubi tashmë janë në pikën e mbylljes së një marrëveshje të është avancuar mirë, teksa të dyja palët do të ulen në një ditë të javës së ardhshme për formulën përfundimtare që La Liga ta pranojë marrëveshjen dhe, më vonë, të nënshkruajnë kontratën e re me ulje të pages, sipas interesave dhe nevojave të klubit, gjithashtu sipas vlerës së lojtarit.

Kjo javë e fundit ka qenë e mbushur me bisedime intensive mes klubit dhe lojtarit, negociata që pritet të mbyllen me sukses javën e ardhshme. Tani për tani, lojtarët janë të përqendruar te ndeshja në Bilbao kundër Athletic, në “San Mamés”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat