Batatina: Të ishim më të qetë do të ishte më ndryshe epilogu i ndeshjes

Futboll

Batatina: Të ishim më të qetë do të ishte më ndryshe epilogu i ndeshjes

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 19:22
Batatina: Të ishim më të qetë do të ishte më ndryshe epilogu i ndeshje

Sot startoi edicioni i Superligës së Kosovës në futboll për vitin 2021/22.

Skuadra e Tahir Batatinës, Llapi nuk arriti të marrë më shumë se një barazim 1-1 ndaj Ulpianës e cila debutoi sot në Superligë.

“Po mendoj që kemi pasë një ndeshje ku lojtarët kanë jep maksimumin në Superkupë, është vërejt pak lodhja. Ndoshta e Ulpiana e shfrtytëzoi pak terenin që nuk ishte i duhur, mendoj që ajo ndikoi negativisht.

“Të ishim më të qetë do të ishte më ndryshe epilogu i ndeshjes.

Pranuam një gol që nuk u desht të pranohet në atë formë. U ndëshkuam, por kampionati është i gjatë, është vetëm ndeshja e pare”- tha Batatina pas ndeshjes, përcjell Insporti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat