Alegri u jep fund dilemave për Ronaldon

Futboll

Alegri u jep fund dilemave për Ronaldon

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 19:49
Alegri u jep fund dilemave për Ronaldon

Kristiano Ronaldo do të jetë protagonist në ndeshjen e parë të kampionatit për Juventusin ndaj Udinezes dhe çdo dyshim është shuar si në konferencë për shtyp të trajnerit Alegri, ashtu edhe me publikimin e listës së lojtarëve të grumbulluar për këtë sfidë.

Portugezi figuron në listën e të grumbulluarve dhe me sa duket dëshira e tij për t’u larguar nuk do të plotësohet. Ai pritet të nisë ndeshjen titullar, ndërsa mbetet të shihet se përkrah kujt, pasi tashmë Alegri ka shumë alternativa në dispozicion në repartin e avancuar.

Kështu, në listë është edhe Kaio Zhorxh, një nga blerjet e kësaj vere, ashtu si edhe Lokateli, i cili u zyrtarizua pak ditë më parë.

Jashtë listës janë Arthur e Rabio të dëmtuar, si dhe MekKeni i pezulluar për këtë sfidë.

LISTA
Portierë: Shçzesnji, Pinsoljo, Perin.
Mbrojtës: De Shiljo, Kielini, De Ligt, Danilo, Kuadrado, Aleks Sandro, Pelegrini, Bonuçi, Rugani.
Mesfushorë: Ramsei, Bernardeski, Kieza, Lokatelli, Bentankur, Ranokia, Kulusevski.
Sulmues: Ronaldo, Morata, Dibala, Kaio Zhorzh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat