Drejt Fenerbahces

Futboll

Drejt Fenerbahces

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 11:28
Drejt Fenerbahces

Pas pesë transferimeve të bëra këtë merkato verore, klubi londinez Arsenal tani është duke tentuar që ti largojnë tepricat nga skuadra.

Mbrojtësi i majtë i klubit, Sead Kolasinac është pranë largimit nga Arsenali dhe është afër një marrëveshje me gjigantin turk, Fernerbahçe, ka kuptuar ‘Football London’.

Kolasinac, 28 vjeç, u bashkua me Schalken në formë huazimi deri në fund të sezonit në fillim të janarit, duke i’u dhënë edhe shiriti i kapitenit tek klubi gjerman, megjithatë skuadra e tij nuk arriti ti mbijetonte ligës, duke rënë nga elita në fund të sezonit.

Mbrojtësi i majtë ishte afër bashkimit me Bayer Leverkusen në afatin kalimtar veror të vitit të kaluar, por një lëvizje kishte dështuar në fund.

Reprezentuesi i Bosnjës tani duket se do të bashkohet me ish shokun e skuadrës tek Arsenali, Mesut Ozil, i cili thuhet se i ka dhënë aprovimin marrëveshjes duke e rekomanduar atë tek drejtori sportiv i Fenerbahce, Emre Belozoglu.

Kolasinac bëri 78 paraqitje dhe shënoi dy herë për Arsenalin që kur arriti në një transferim me parametra zero nga Schalke, por e gjeti kohën e tij të lojës të kufizuar për shkak të shfaqjes së Kieran Tierney.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat