Ja si i fitoi sulmuesi anglez 35.000 euro në kazino

Futboll

Ja si i fitoi sulmuesi anglez 35.000 euro në kazino

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 16:53
Ja si i fitoi sulmuesi anglez 35.000 euro në kazino

Jamie Vardy po kalon një periudhë të ëmbël në jetën e tij. Madje duket se është në një nivel të lartë, si në fushë, me gol në ndeshjen e parë të këtij sezon në Premier League, edhe jashtë saj. Dëshmi e mirë e kësaj është lajmi që sapo ka dalë tani.

Sulmuesi i Leicester City kishte “natën e tij të madhe” më 7 gusht. Një ditë kur Leicester festoi fitoren 1-0 kundër Manchester City në “Community Shield” dhe titullin e “FA Cup”, majin e kaluar. Kjo bëri që presidenti Aiyawatt Srivaddhanaprabha të rezervonte “Park Lane Casino” në Mayfair të Londrës për ekipin e tij, duke shpërndarë bileta të lojërave të fatit me vlerë 1.000 paund (1.165 euro) për lojtarët.

Siç thekson tabloidi “The Sun”, biznesmeni miliarder e mori me qira kazinonë ekskluzivisht dhe ekipi udhëtoi atje menjëherë pasi fitoi “Community Shield”. “I gjithë ekipi ishte shumë i lumtur. Lojtarët shijuan disa pije dhe provuan fatin e tyre në tavolinat e kazinosë,” – saktësoi burimi pranë tabloidit britanik.

Por jo të gjithë kaluan një natë të mrekullueshme në kazino, pasi ishte një që dallohej mbi të gjithë dhe festoi trefish. Fjala është për Vardy, i cili me fat arriti të kurorëzohej si mbreti i natës, pasi hyri në ambiente me 1.000 paund, por e la atë me 30.000 paund (35.000 euro). Një fitore e madhe për sulmuesin e Leicester. Nga ana e tij, biznesmeni tajlandez nuk doli shumë mirë, pasi shpenzoi rreth 200.000 paund në këto festime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat