Struga Trim Lum lider në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut 

Futboll

Struga Trim Lum lider në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut 

Nga: Kemajl Goca Më: 22 gusht 2021 Në ora: 18:01
Struga Trim Lum lider në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut 

Skuadra shqiptare Struga Trim & Lum është lider i ri në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut, por nuk duhet harruar faktin se e ka një takim më shumë se Akademia Pandev dhe Renova, që sonte takohen mes vete në orën 20.00.

Struganët si vendas e demoluan me rezultat 4:2 Shkupin.

Pak kush ka pritur se derbi shqiptar do të përfundoi me fitoren bindëse të vendasve.  

Për struganët shënuan futbollistët Bosançiç (6′, 31, 45’+4 – nga penalltia), Bojku (55’-nga penalltia) dhe për Shkupin Ismajli (21′ - nga penalltia) e Trapanovski (64’-nga penalltia).

Nga minuta e 45+2, Shkupi mbetet me një lojtar me pak.

Kjo ndodhi për shkak të protestave kundër gjyqtarëve, kësisoj kapiteni Fati Ismajli u ndëshkua me karton të kuq.

Struga udhëheq renditjen me 8 pikë apo me dy fitore e dy barazime dhe Shkupi bie në pozitën e katërt me 7 pikë pas katër jave të luajtura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat