Thaçi pas barazimit me Prishtinën: Kishin shumë raste shënimi

Futboll

Thaçi pas barazimit me Prishtinën: Kishin shumë raste shënimi

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 19:17
Thaçi pas barazimit me Prishtinën: Kishin shumë raste shënime

Kampioni KF Prishtina ndeshjen hapëse të sezonit të ri e zhvilloi ndaj skuadrës së KF Malishevës si mysafir, me të cilën barazoi me rezultat 1:1, shkruan Insporti.

Trajneri i Malishevës, Arsim Thapi ka thënë se i vjen keq që skuadra e tij nuk e nisi me fitore në Superligë.

“Nëse analizojmë rrjedhën e lojës, kemi merituar më shumë se një pikë pasi Prishtina barazoi në fund.

Kishin shumë raste shënimi, por jam i kënaqur me angazhimin e ekipit.

Përgëzoj lojtaret sepse përballë kishim Prishtinën dhe nëse vazhdojmë të luajmë në këtë mënyrë, atëherë do të jemi një kundërshtar shumë i fortë për të gjithë.

Ekipi tregoi karakter dhe luftoi deri në fund, por Prishtina shfrytëzoi një moment për të barazuar. Është e dhimbshme që nuk shfrytëzuam rastet, sepse po t’i shfrytëzonin do t’i merrnim pikët e plota”, ka thënë Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat