Xhaka me Arsenalin kokulur në duel me Chelsean dhe fundosen në tabelë 

Futboll

Xhaka me Arsenalin kokulur në duel me Chelsean dhe fundosen në tabelë 

Nga: Kemajl Goca Më: 22 gusht 2021 Në ora: 19:24
Xhaka me Arsenalin kokulur në duel me Chelsean dhe fundosen në tabelë 

Futbollisti Granit Xhaka me Arsenalin sot nuk e patën ditën e tyre, duke pësuar humbje në ‘Emirates’ të Londrës, me rezultat 2:0 nga Chelsea.

Romelu Lukaku debuton me gol në fanellën e Chelseas, duke shënuar në minutën e 15-të. 

Në minutln e 35-të, James thellon fitoren e të kaltërve. 

Kampioni i Evropës tregoi forcën në konak të Arsenalit duke importuar pikë të plota në kuadër të javës së dytë të Premier League. 

Kapiteni Xhaka u angazhua me shokë por assesi të shpërthejnë mbrojtjen e fortë të rivalit.

Chelsea ka rezultate fantastike në dy javët e para, dy fitore, goldallimin 5:0 dhe kryeson renditjen me 6 pikë, duke lënë pas Liverpoolin me 6, Brighton 6, Tottenham 6 dhe Arsenalin në vend të parafundit (i 19-ti) me 0 pikë.

Çudia e Arsenalit është se në dy takime nuk ka shënuar gol dhe ka goldallimin negativ, 0:4.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat