Gerard Deulofeu ia mohon fitoren Juventusit 

Futboll

Gerard Deulofeu ia mohon fitoren Juventusit 

Nga: K.Goca Më: 22 gusht 2021 Në ora: 20:31
Gerard Deulofeu ia mohon fitoren Juventusit 

Udinese u mundua deri në pikën e fundit dhe ia doli të nxjerrë pikë në duel me Juventusin. 

Futbollisti Gerard Deulofeu ia mohoi fitoren Juventusit, duke barazuar rezultatin 2:2 pikërisht në minutën e 83-të, në hapje të edicionit të ri në Serie A.

"Zonja e Vjetër" e nisi furishëm duke udhëhequr me dy gola të shpejtë (0:2). 

Dybala shënoi në minutën e 3-të dhe Cuadrado në atë të 23-të.

Vendasit ngushtuan epërsinë në minutën e 51-të me golin e Pereyras i cili u tregua i saktë nga penalltia . 

Cristiano Ronaldo kësaj radhe e nisi ndeshjen si zëvendësues, duke u futur në fushë në minutën e 60-të në vend të futbollistit Alvaro Morata.  

Kur dukej se Juve po shkon drejt fitores, del në skenë Deulofeu dhe barazon rezultatin.

Pikë e madhe për Udinesen ndaj Juves që hiqej favorite e madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat