​I barte syzet që nga mosha 10 vjeçare, Klopp tregon pse i ka hequr ato

Futboll

​I barte syzet që nga mosha 10 vjeçare, Klopp tregon pse i ka hequr ato

Më: 23 gusht 2021 Në ora: 14:45
Klopp

Trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp është parë pa syzet që përmirësonin e shikimin e tij në dy ndeshjet e para të edicionit të ri të Premier Ligës.

Ai i ka bërë të ditur se së fundi i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale që ia ka mundësuar atij largimin e syzeve, përcjellë KosovaPress.

Që kur Klopp doli për herë të parë në skena gjatë ditëve të tij të para si trajner në Borussia Dortmund, tifozët janë mësuar ta shohin atë me kapelë dhe më syze.

Duke folur për “BILD”, gjermani tha:

“Në fakt është krejtësisht private, por unë mund t'ju shpjegoj këtë. Unë kam mbajtur syze që kur isha dhjetë vjeç, tani jam 44 vjeçar. Problemi në vitet e fundit ishte se syzet nuk mund të korrigjonin më shikimin tim të dobët. Zgjidhja për këtë ishte një ndërhyrje e vogël. Nuk ishte as lazer as asgjë, por më bëri të shoh shumë mirë pa syze.”, tha Klopp.

“Mendoj se fytyra ime duket e çuditshme pa syze, por nuk kam më nevojë për to”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat