Chelsea dhe West Ham arrijnë marrëveshje për mbrojtësin francez

Futboll

Chelsea dhe West Ham arrijnë marrëveshje për mbrojtësin francez

Më: 23 gusht 2021 Në ora: 15:41
Zouma

Chelsea po vazhdon me largimet e tepricave nga skuadra, pasi Tuchel dëshiron një frymë krejtësisht të re në skuadër.

Chelsea ka arritur marrëveshje me West Ham për transferimin e mbrojtësit në ‘London Stadium’, raporton David Ornstein nga ‘TheAthletic’.

Shifra e transferimit besohet të jetë rreth 25 milion funte (30 milion euro), me mbrojtësin i cili do të bëhet më i paguari i klubit duke përfituar një pagë javore rreth 125 mijë funteve në javë.

Largimi i Zoumas i hap dyert klubit të Chelseas që të transferoj mbrojtësin e Sevillas, Jules Kounde, i cili tashmë është top objektiv i Thomas Tuchel për merkato. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat