​Roma shpreh interesim për mbrojtësin e Barcelonës

Futboll

​Roma shpreh interesim për mbrojtësin e Barcelonës

Më: 23 gusht 2021 Në ora: 19:01
Clement Lenglet

Skuadra italiane ka shprehur interesim për të nënshkruar me mbrojtësin Clement Lenglet, raporton “Corriere Dello Sport”.

Trajneri Jose Mourinho dëshiron me çdo kusht ta sjellë 26-vjeçarin në stadiumin “Olimpico” para se të mbyllet afati veror i transferimeve, që të ketë opsione më të mira në repartin e mbrojtjes.

Lenglet ka ende kontratë shumëvjeçare me Barcelonën, respektivisht mbrojtësi francez ka edhe pesë vjet në “Camp Nou”.

Pavarësisht këtij fakti, krerët e “Blaugranëve” janë të hapur rreth idesë që ta shesin Lenglet këtë verë, pasi dëshirojnë të krijojnë sa më shumë fonde të reja, për ta përmirësuar gjendjen e tyre ekonomike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat