Liverpooli nuk lejon grumbullimin e Salah nga Egjipti

Futboll

Liverpooli nuk lejon grumbullimin e Salah nga Egjipti

Më: 23 gusht 2021 Në ora: 20:16
Mohamed Salah

Liverpool nuk i jep leje sulmuesit egjiptian, Mohamed Salah, për t’u grumbulluar me përfaqësuesen e vendit të tij për ndeshjet e ardhshme kualifikuese të Kupës së Botës për shkak të kufizimeve të Koronavirusit.

Lajmi u konfirmua nga Federata Egjiptiane të Futbollit.

Egjipti është në listën e kuqe të Britanisë, kështu që Salah, nëse do të grumbullohet me kombëtaren, do t’i duhet të karantinohet kur të kthehet nga Kajro dhe për rrjedhojë do të humbasë dy ndeshje të Premier League-s.

Egjipti do të përballet me Angolën, në Kajro, më 2 shtator, dhe Gabonin tri ditë më vonë në qytetin Franceville. Federata Egjiptiane nënvizoi se “vazhdon kontaktet e saj me FIFA-n …. për të përjashtuar lojtarët ndërkombëtarë nga kufizimet e udhëtimit të vendosura ndaj tyre në vendet ku ata luajnë për shkak të Koronavirusit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat