Dridhen tifozët e Arsenalit

Futboll

Dridhen tifozët e Arsenalit

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 13:23
Dridhen tifozët e Arsenalit

Starti i vështirë i kampionatit (2 humbje në 2 javët e para) dhe rekordi i portierit Aron Ramsdejl në katër sezonet e fundit, kanë nxitur ironinë në ueb se Arsenali mund të rrëzohet nga kategoria këtë sezon.

Portieri i kombëtares angleze, i cili u bë afrimi i pestë i Mikel Artetës në merkaton e kësaj vere (30 milionë paund) vjen në “Emirates” me një rekord aspak të pëlqyeshëm.

Në katër sezonet e fundit kur ai është transferuar, skuadra e re ka rënë në 3 raste nga kategoria. I ndodhi fillimisht në edicionin 2017-‘18, kur Ramsdejl u transferua te Çestërfilld në Ligën e Dytë dhe ata u rrëzuan një kategori më poshtë atë sezon. Historia gati sa nuk u përsërit një vit më vonë, kur portieri firmosi me Uimbëlldonin dhe ata qëndruan në Ligën e Parë vetëm falë golavarazhit më të mirë (+3).

Në sezonin 2019- ‘20, ai iu bashkua Bornmëthit në Premier Ligë dhe “Qershinjtë” u rrëzuan në Championship. Sezonin e shkuar, Ramsdejl mbrojti portën e Shefilld Junajtidit, skuadrës që i dha lamtumirën Premier Ligës po atë edicion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat