Lukaku mbetet një forcë e natyrës

Futboll

Lukaku mbetet një forcë e natyrës

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 14:38
Lukaku mbetet një forcë e natyrës

Romelu Lukaku mbetet një forcë e natyrës, por goditja me kokë e parë dhe e vetme tek Interi, në kampionatin triumfal të sezonit të kaluar, e shënoi më 7 prill (java e 29-të e kampionatit italian) në Sassuolo.

Edin Dzeko, nga ana tjetër, ka shënuar tashmë debutimin e tij me zikaltrit dhe historikisht, loja ajrore është një nga pikat kryesore të repertorit të boshnjakut. Me pak fjalë, Inzaghi gëzon një ekip që “bisedon me topin” në tokë, por që di ta dëmtojë kundërshtarin edhe kur ngjitet lart.

Ne nuk kemi ndërmend këtu të bëjmë një krahasim mes dy sulmuesve të fundit të Interit. Së paku, mund të analizojmë statistikat e performancës së tyre në Serie A. Lukaku me Interin shënoi 64 gola, 8 prej të cilëve me kokë (mesatarisht 0.125, që në Serie A zbret në 0.106, me 5 gola nga 47), ndërsa Dzeko me Romën u ndal në kuotën e 21 golave (me kokë shënoi mesatarisht 0.176 gola).

Me pak fjalë, boshnjaku, përveç se është më shumë një lojtar sulmues, ka një armë në lojën ajrore që mund të shfrytëzohet më së miri te zikaltrit. Së bashku me Dumfries (1.90 cm i gjatë), ai shkon për të rritur shtatlartësinë e grupit të Skriniar, De Vrij, Bastoni, Perisic, Gagliardini, Ranocchia dhe Vecino.

Nuk mund të harrojmë këtu edhe të tjerët, pavarësisht se nuk janë gjigantë, si Lautaro, Vidal dhe D’Ambrosio, specialist të portës me goditjet nga larg.

Risia tjetër e rëndësishme përfaqësohet nga rishtarët. Ardhjet e Calhanoglu dhe Dimarco në fakt ofrojnë mundësinë e zhbllokimit të ndeshjeve të mbyllura jo vetëm nga aksionet, por edhe në goditjet e lira, këndoret dhe krosimet në përgjithësi. Kundër Genoa, ish-milanisti krosoi në minutën e 6-të nga e djathta, duke shërbyer Skriniar në rastin e golit. Por ky model loje u përsërit edhe në minutën e 40-të (topi mbi traversë) me De Vrij. Dimarco do të jetë vendimtar, sepse është i vetmi “dorëshkurtër” në gjendje të vizatojë trajektore efektive. Dhe Inzaghi shijon një Inter me… kokën lart.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat