Arsenali, i hapur për shitjen e Aubameyangut

Futboll

Arsenali, i hapur për shitjen e Aubameyangut

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 15:37
Arsenali, i hapur për shitjen e Aubameyangut

“Gunners” janë të hapur për shitjen e futbollistit gabonez nëse arrin ndonjë ofertë serioze në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës

Arsenali është i gatshëm ta shesë Pierre-Emerick Aubameyangun. Por, klubi anglez do ta bënte një gjë të tillë vetëm nëse i arrin ndonjë ofertë serioze për lojtarin. Sulmuesi gabonez ishte qendër e spekulimeve për largim nga Londra gjatë kësaj vere.

Thuhej se interesim për të kishte shfaqur Barcelona, njofton mediumi britanik “Independent”.

Tash, nëse arrin një ofertë e parezistueshme dhe e parefuzueshme në ditët e fundit të afatit kalimtar, “Gunners” do ta shesin lojtarin.

Aubameyang e ka shprehur pakënaqësinë e uljes së rrogës në “Emirates Stadium”. Prandaj, ish-futbollisti i Borussia Dortmundit është i gatshëm për një eksperiencë të re në karrierë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat