Tonali: E mbajtëm fushën nën kontroll

Futboll

Tonali: E mbajtëm fushën nën kontroll

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 15:48
Tonali: E mbajtëm fushën nën kontroll

Sandro Tonali e di që ky do të jetë viti në të cilin duhet të tregojë se sa vlen.

Mesfushori e nisi menjëherë titullar dhe bëri një ndeshje mjaft energjike, në fund të së cilës ishte mjaft i lumtur:

“Nuk ishte thjesht një ndeshje futbolli, ishte një betejë e ashpër, e fortë, shumë aktive, nga ato sfida që duket se nuk do të mbarojnë kurrë, por ne ia dolëm me meritë në fund.

E mbajtëm fushën nën kontroll dhe kjo tregon se kemi hyrë të gjithë brenda mekanizmave, duke mbajtur kokën lart dhe duke logjikuar lëvizjet në mënyrën e duhur. Mendoj se kjo fitore ishte tulla e parë e asaj që kërkojmë të bëjmë këtë sezon dhe mendoj se edhe tifozët do të jenë të kënaqur nga ne.

Besojmë se Milani është kthyer në rrugën e duhur, prandaj fundjavën tjetër shpresojmë që të shohim një ‘San Siro’ me plot entuziazëm”, u shpreh mesfushori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat