Fitorja më e thellë e javës i takon Interit

Futboll

Fitorja më e thellë e javës i takon Interit

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 17:55
Fitorja më e thellë e javës i takon Interit

Me ndeshjen e zhvilluar mes Sampdorias dhe Milanit që mbaroi 0-1, është mbyllur xhiroja e parë e edicionit të ri në Serie A.

Fitorja më e thellë e javës i takon Interit që mposhti Genoan 4-0, pas përfundim të xhiros së parë është shpallur edhe formacioni më i mirë.

Faqja e njohur ‘WhoScored’ ka publikuar formacionin më të mirë të javës ku dominojnë futbollistët e Interit, Edin Dzeko, Hakan Çalhanoglu dhe Milan Skriniar që shkëlyqen ndaj Genoas.

Futbollisti më i ‘notuar’ është Mattia Zaccagni me notën 10.0, ai realizoi dy gola kundër Sassuolos, në formacion gjendet edhe Paulo Dybala dhe Elseid Hysaj.

Formacioni i futbollistëve më të mirë në xhiron e parë të Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat