Bayern Munih ka koleksionuar një tjetër rekord

Futboll

Bayern Munih ka koleksionuar një tjetër rekord

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 18:17
Bayern Munih ka koleksionuar një tjetër rekord

Bayern Munih ka koleksionuar një tjetër rekord pas suksesit 3:2 të arriture të dielën në mbrëmje kundër Koln në Allianz Artena.

Kampionët e Gjermanisë kanë shënuar në ndeshjen e 74 të njëpasnjëshme zyrtare. Asnjë skuadër në 5 kampionatet kryesore të Europës (Gjermani, Angli, Francë, Itali, Spanjë) nuk ka arritur deri këtu.

Rekordi i mëparshëm mbahej nga Real Madrid me 73 ndeshje mes 2016-ës dhe 2017-ës, por skuadra e trajnerit Nagelsmann ka zgjatur vijën me golin e Robert Lewandowski që ka hapur ndeshjen kundër Koln të dielën e kaluar.

“Është një gjë e bukur për spektatorët që shënohen gjithmonë gola kur luajmë’, ka thënë kapiteni Manuel Neuer. Në 74 ndeshjet rekord, Bayern ka shënuar një total prej 214 golash. Hera e fundit pa gola për Bayern ka qenë më 9 shkurtin e 2020-ës në një barazim 0-0 kundër Leipzig.

Në atë kohë, Julian Nagelsmann ishte akoma trajneri kundërshtar. 72 nga 214 golat janë shënuar vetëm nga Lewandowski.

“Është një nga arsyet e këtij rekordi”, ka thënë Serge Gnabry, i cili ka shënuar golin e dytë dhe të tretë kundër Koln-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat