Legia e Varshavës e transferon talentin shqiptar

Futboll

Legia e Varshavës e transferon talentin shqiptar

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 11:12
Legia e Varshavës e transferon talentin shqiptar

Vetëm disa muaj pasi transferoi sulmuesin e talentuar bardheblu, Ernest Muçi, klubi polak ka arritur marrëveshjen me Tiranën edhe për mesfushorin Jurgen Çelhaka.

Lajmi është zbuluar nga mediat polake, sipas të cilave mesfushori bardheblu pritet të zbarkojë nesër në Varshavë, ku pasi të kryejë vizitat mjekësore, do të hedhë edhe firmën mbi kontratën 4-vjeçare.

Ende nuk bëhet e ditur shifra qo të përfitojë klubi i Tiranës nga ky transferim, ndërsa vetë Çelhaka do të ketë misionin të zëvendësojë polakun Bartosz Kapustka, i cili pësoi një dëmtim të rëndë dhe do të mungojë disa muaj.

Nga marrëveshja mësohet se Tirana do të përfitojë rreth 250 mijë euro si dhe do të mbajë një pjesë të kartonit të lojtarit.

Ashtu si te të rinjtë e Tiranës dhe skuadra e parë bardheblu, Muçi e Çelhaka duket se do të luajnë sërish bashkë edhe te Legia e Varshavës, me klubin polak që ka vendosur të investojë te dy futbollistët e rinj të talentuar shqiptarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat