Sarri ishte afër Milanit

Futboll

Sarri ishte afër Milanit

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 11:49
Sarri ishte afër Milanit

Djali i ish-administratorit të Milanit aktualisht tek ekipi i Monzas, Adriano Galianit, Xhanluka Galiani ka zbuluar një prapaskenë të bujshme që tregon se pas sezonit në pankinën e Empolit në Serinë A dhe përpara kalimit tek stoli i Napolit, Milani ishte shumë pranë marrëveshjes me trajnerin aktual të Lacios.

Gjatë një interviste me mediat, Xhanluka Galiani tha se kishte takuar të atin e tij dhe se e kishte impresionuar shumë:

“Sarri ka takuar tim atë, ai nuk është person që tërhiqet lehtë dhe i thotë që e kishte impresionuar shumë dhe do të bëhej një trajner i madh.

Kishte një problematikë në frazat që Sarri kishte përdorur në atë kohë, ku kishte deklaruar gjëra jo shumë tërheqëse. (Sarri nuk ka fshehur kurrë simpatitë politike të së majtës dhe në atë kohë ai i kundërshtoi gjatë një interviste me të përditshmen italiane ‘La Repubblica’ prej Berluskonit).

Sarri ishte i preferuari i babait tim, por më pas erdhi Mihajloviç, i cili edhe ai është një trajner i madh.”, përfundoi Xhanluka Galiani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat