Wilshere: Si ka mundësi asnjë klub nuk të dëshiron ty?

Futboll

Wilshere: Si ka mundësi asnjë klub nuk të dëshiron ty?

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 12:11
Wilshere: Si ka mundësi asnjë klub nuk të dëshiron ty?

Ish ylli i Arsenalit, Jack Wilshere ka pranuar jeta pa një klub është shumë e vështirë dhe sidomos para fëmijëvë të tij, të cilëve siç thotë ai nuk e di se si do t’ua tregojë këtë, shkruan Insporti.

Pasi i skadoi kontrata me skuadrën e Bournemouth, mesfushori anglez, Wilshere nuk ka marrë ndonjë kërkesë nga ndonjë klub tjetër dhe po e mendon pensionimin.

Tani, edhe pse vetëm 29-vjeçar dhe me 34 paraqitje për Anglinë në emrin e vet, Wilshere po e ka të vështirë pse nuk është më tërheqës për klubet e futbollit.

Koha po ikën për të, duke qenë se sezoni i ri 2021/22 ka nisur tashmë dhe ai është ende pa klub.

“Sot po vrapoja rreth shtegut të atletikës dhe nuk po arrija ta besoja se një ditë do të përfundoja këtu gjatë karrierës sime”, tha Wilshere për The Athletic për gjendjen e vet aktuale, pasi i duhet të stërvit i vetëm për ta ruajtur kondicionin fizik.

“Fëmijët e mi janë të një moshe që kuptojnë. Veçanërisht Archie, i cili është 9 vjeç. Ai në fakt po bisedon me mua dhe më ka pyetur: ‘Pse nuk shkon në MLS?’ apo ‘Pse nuk luan në La Liga?’” tregoi ai.

Ai shtoi: “E kam të vështirë t’ia shpjegoj atij pse. Ai do të më thotë: ‘Si ka mundësi asnjë klub nuk të dëshiron ty?’ Nuk e di, por si t’ia shpjegoj?".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat