Lëndohet Ronaldo, largohet

Futboll

Lëndohet Ronaldo, largohet

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 12:21
Lëndohet Ronaldo, largohet

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, është larguar nga seanca stërvitore e së mërkurës në mëngjes para kohe, për shkak të një lëndimi në krah.

Bardhezinjtë u stërvitën para tifozëve në qendrën Continassa mëngjesin e sotëm.

Ronaldo ishte pjesë e stërvitjes, por u largua shumë më herët se bashkëlojtarët e vet për shkak të një problemi me krahun, sipas mediave italiane.

Të gjithë sytë janë kah superylli portugez, i cili besohet se po bën përpjekje për t’u larguar nga Juventusi para se të mbyllet afati kalimtar i verës në fund të këtij muaji.

Menaxheri i tij, Jorge Mendes, është duke bërë përpjekje ta dërgojë Ronaldon në Manchester City.

Ronaldo i zhvilloi vetëm 30 minuta për Juventusin në ndeshjen e tij hapëse në Serie A të dielën, duke u futur në lojë nga banka rezervë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat