Formacioni i ‘çmendur’ i Manchester Cityt me Ronaldon

Futboll

Formacioni i ‘çmendur’ i Manchester Cityt me Ronaldon

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 12:38
Formacioni i ‘çmendur’ i Manchester Cityt me Ronaldon

Derisa afati veror është duke u mbyllur, nuk ka shanse të bëhej më ‘çmendur’.

Kalimi i Sergio Ramos dhe Lionel Messit te PSG-ja e kanë bërë këtë afat veror shumë interesant, por mesa duket këto do jenë vetëm disa nga top transferimet, ngase mund të realizohen edhe disa transferime tjera para 31 gushtit..

Së pari, Real Madrid ka ofruar 160 milionë euro për Kylian Mbappe dhe dy klubet janë në negociata me marrëveshjen që mund të mbyllet brenda javës.

Ndërsa, Cristiano Ronaldo është duke kërkuar me ngulm kalimin te Manchester City.

City që një kohë e do Kane, por transferimi duket se nuk do ndodh, andaj janë fokusuar te Ronaldo si alternativë.

Sipas L’Equipe, Ronaldo ka kërkuar nga agjenti Jorge Mendes të studio çdo mundësi që e dërgon në “Etihad” para se të mbyllet afati veror.

Ndërkohë, me ardhjen e CR7, është përpiluar edhe formacioni i ‘çmendur’ që do kishte Guardiola.City me Ronaldon (4-3-3): Ederson; Walker, Stones, Dias, Cancelo; Rodri, De Bruyne, Grealish; Mahrez, Foden, Ronaldo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat