Lojtarët shqiptarë fitojnë zemrat e Konyasporit

Futboll

Lojtarët shqiptarë fitojnë zemrat e Konyasporit

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 14:46
Lojtarët shqiptarë fitojnë zemrat e Konyasporit

Konyaspori ka bërë një nisje perfekte të kampionatit, ku numëron pikë të plota në dy takimet e para.

Fitorja e fundit foli e gjitha shqip, teksa një gol i Çekiçit dhe më pas një tjetër në minutat e fundit nga Cikalleshi sollën tre pikët kundër Bashaksehirit.

Dyshja e lojtarëve të Kombëtares kuqezi kanë fituar menjëherë zemrat në Koniaspor, ku po tregojnë se do të jenë dy elemente kyç në këtë sezon.

Në një sondazh të zhvilluar, Endri Çekiçi ka dalë triumfues i “sfidës” me Sokol Cikalleshin.

“Pusulahaber” raporton se mesfushori i talentuar është preferuar nga tifozët si njeriu i ndeshejs kundër Bashaksehirit. Me 60.5% të votave Çekiçi ka lënë pas sulmuesin kavajas, i cili numëronte 39.5% të votave nga tifozët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat