Selektori i ri i Zvicrës është para shpalljes së listës për ndeshjet kualifikuese 

Futboll

Selektori i ri i Zvicrës është para shpalljes së listës për ndeshjet kualifikuese 

Nga: K.Goca Më: 25 gusht 2021 Në ora: 15:11
Selektori i ri i Zvicrës është para shpalljes së listës për ndeshjet kualifikuese 

Në fund të javës, trajneri i ekipit kombëtar të Zvicrës, Murat Yakin, pritet të publikojë listën e futbollistëve për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Botëror. 

“Haris Seferoviq mund të jetë jashtë listës për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës në shtator”, shkruan mes të tjera “20min”. 

Për Murat Yakin, e premtja është dita e së vërtetës. 

Ai do të zbardhë listën për dy ndeshjet kualifikuese kundër Italisë (5 shtator) dhe Irlandës së Veriut (8 shtator), si dhe miqësoren ndaj Greqisë (me 1 shtator, të gjitha ndeshjet luhen në orën 20.45..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat