Milani përforcon sulmin

Futboll

Milani përforcon sulmin

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 15:52
Milani përforcon sulmin

Pietro Pelegri është zyrtarisht lojtar i Milanit. Sulmuesi 20-vjeçar i bashkohet kuqezinjve pas një aventure 3 vjeçare te Monako në Francë duke mos arritur të lërë gjurmë.

Sulmuesi italian do të jetë një vlerë e shtuar në repartin ofensiv për Piolin duke marrë parasysh dhe shtatlartësinë e tij 1.88 metra.

Më parë Pelegri është aktivizuar në Serinë A për dy vite me skuadrën e Xhenoas duke rënë në sy për talentin e tij, për tu transferuar më pas në Francë te Monako e duke u rikthyer sërish në Serinë A.

Lajmi e bëri zyrtar vetë faqja e Milanit duke i uruar mirëseardhjen sulmuesit të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat