Valverde nënshkruan për 6 vite

Futboll

Valverde nënshkruan për 6 vite

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 17:40
Federico Valverde

Real Madrid ka rinovuar me një tjetër lojtarë të rëndësishëm të skuadrës. Bëhet fjalë për mesfushorin uruguaian, Federico Valverde, i cili ka nënshkruar deri më 30 qershor të vitit 2027.

“Jam shumë i lumtur dhe krenar. Është një hap i madh për mua dhe familjen, pasi mund të shijojmë ccdo moment. Është një ëndërr që po e përmbush me Realin.

Nuk kam kufij. Tentoj të kënaqem, të jap gjithçka brenda dhe jashtë fushës. Dua të jem shembull për shumë fëmijë e njerëz, të rritem e të përpiqem të fitoj gjithçka me këtë ekip.

Nuk mund ta përshkruaj nënshkrimin me këtë klub, nuk e prisja kurrë. Isha me kombëtaren kur ma dhanë lajmin. Kur ua thashë prindërve ata nisën të qanin.

Ishte një moment i bukur, ishte si një ëndërr. Klubi më i mirë në botë më kërkonte dhe nuk e vonova përgjigjen. Shfrytëzova atë mundësi dhe u përpoqa të bëj të lumtur familjen time”, ka thënë mes të tjerash Valverde.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat