Mourinho: Pochettino është trajneri i vetëm i lumtur me ekipin që ka

Futboll

Mourinho: Pochettino është trajneri i vetëm i lumtur me ekipin që ka

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 20:45
Jose Mourinho

Jose Mourinho e ka nisur mbarë aventurën te Roma.

Mourinho e ka nisur me fitore aventurën e tij te Roma, pasi mposhti 3-1 Fiorentinën në xhiron e parë.

Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë deri në përfundimin e afatit kalimtar të verës më 31 gusht, trajneri u pyet nëse i duheshin akoma mesfushorë për të kompletuar ekipin.

“Kur them se çdo gjë mund të ndodhë në treg, dua të them që dera është e hapur si për hyrje ashtu edhe për dalje, gjasat janë më të mëdha që të ketë largime”.

Portugezi gjithashtu u pyet nëse është i lumtur me futbollistët që ka në ekip.

“A njihni ndonjë trajner që është plotësisht i kënaqur me skuadrën e tij? Ndoshta Mauricio Pochettino, por askush tjetër”, tha Jose Mourinho për Sky Sport Italia.

Paris Saint-Germain transferoi Lionel Messin, Gianluigi Donnarumma, Sergio Ramos dhe Georginio Wijnaldum këtë verë si agjentë të lirë, ndërsa shpenzoi 70 milionë euro për Achraf Hakimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat