​Broja shënon edhe golin e dytë për Southamptonin

Futboll

​Broja shënon edhe golin e dytë për Southamptonin

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 22:33
Armando Broja

Armando Broja e ka nisur furishëm aventurën e tij me skuadrën angleze Southampton.

Sulmuesi shqiptar i cili startoi nga minuta e parë në ndeshjen kundër Newportit ka realizuar dy gola për skuadrën e tij në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Ligës së Anglisë, përcjellë KosovaPress.

Të parin gol Broja e realizoi në minutën e 9’

Kurse të dytin në të 57-tën, derisa rezultati momental është 0-6 në të mirë të Southamptonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat