Juninho: Shaqiri është lojtar i shkëlqyer, shpresoj të fitojmë tituj me të

Futboll

Juninho: Shaqiri është lojtar i shkëlqyer, shpresoj të fitojmë tituj me të

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 00:54
Xherdan Shaqiri është prezantuar te Lyon

Legjenda Juninho ka vetëm fjalë të mira për Shaqirin, me të cilin, shpreson që Lyoni të fitojë trofe.

Xherdan Shaqiri është prezantuar te Lyon, me të cilën skuadër ka nënshkruar deri më 2024.

Në prezantimin e shqiptarit ishte edhe legjenda, Juninho, drejtor sportiv i Lyonit që nga viti 2019.

Ai ka vetëm fjalë të mira për Shaqën që ka fituar shumë trofe gjatë karrierës, përfshirë dy herë Ligën e Kampionëve dhe shpreson që eksperienca e tij ta ndihmojë Lyonin.

“Ai është lojtar i shkëlqyer. Kam folur me të dhe ai tregoi se dëshiron shumë të vij këtu. Është profesionist i vërtet. Shpresoj se do të fitojmë tituj me të”, tha Juninho.

:Kishim nevojë për një lojtar si Shaqiri. Ai do të na ndihmoj shumë. Është luftëtar dhe këtë e pamë gjatë Euro 2020”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat