Pas shtatë sezonesh, rikthehet Milan në Ligën e Kampionëve - e pret short i vështirë

Futboll

Pas shtatë sezonesh, rikthehet Milan në Ligën e Kampionëve - e pret short i vështirë

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 10:10
Foto ilustrim

Gjiganti italian më në fund është rikthyer në Ligën e Kampionëve.

Milan është skuadra e dytë më e trofeshme në historinë e Ligës së Kampionëve me gjithësejtë shtatë trofe të fituar.

‘Rossonerët’ munguan në shtatë sezonet e fundit të këtij kompeticio duke mos arritur të kualifikohen pasi ekipi ishte në tranzicion dhe duket se më në fund janë këndellur.

Ishte edicioni 2013/14 kur klubi italian garoi për herë të fundit në “Champions League”, kur në ekip ishin emra si Kaka, Mario Balotelli, Keisuke Honda e Nigel de Jong.

Tani ekipi i Stefano Piolit është krejtësisht tjetër por të uritur që të rikthen fuqishëm në Evropë pas një mungese të gjatë.

Sot nga ora 18:00 do të hidhet shorti i edicionit të ri në Ligën e Kampionëve, ku për Milanin pritet të jetë shumë i vështirë.

Kjo për shkak se ‘Rossonerët’ gjenden në vazon e 4 shkaku i koeficinetit të ultë pas një mungese të gjatë në këtë kompeticion.

Gjiganti italian pritet të ketë kundershtarë të frikshëm nga vazo 1 ekipe si Chelsea, Bayerni, Man City, ndërsa në vazon e 2 janë kundërshtarë si Real Madrid, Barcelona, Man Utd, PSG, Liverpool.

Milanistëve u duhet shumë fat sot për të shmanguar një grup ‘të vdekjes’ pasi gjasat janë të mëdha që të ketë rival të fortë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat