Kjo është nota e shqiptarit pas dy golave në Angli

Futboll

Kjo është nota e shqiptarit pas dy golave në Angli

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 12:28
Kjo është nota e shqiptarit pas dy golave në Angli

Armando Broja ka shkëlqyer me fanellën e Sauthemptonit duke bërë një debutim ëndrrash me dy gola.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka bërë një super paraqitje në fazën e 1/32-ve të Kupës së Anglisë ndaj Njuportit e cila militon në kategorinë e katërt të Anglisë.

Sipas faqes së statistikave “Sofa Score” statistikat e sulmuesit të Kombëtares janë të frikshme që në debutim, ku u aktivizua për 65 minuta lojë dhe u vlerësua me notën 8,5, teksa shënoi një dopietë, ku tre goditjet gjithsej ishin të gjitha në kuadrat, pasimet kyçe ishin dy, prekjet e topit ishin 16 herë, pasimet e sakta ishin 8 nga 10 dhe duele ishin 6 nga 2 të fituara.

Statistika prej heroi për Armando Brojën i cili shkëlqeu në debutim me fanellën e Sauthemptonit i cili ndodhet në formulën e huazimit nga skuadra e Çelsit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat